
Juventusi është gjendur dy herë në disavantazh por nuk është dekurajuar duke kthyer rezultatin por në fund është mbyllur barazim me shifrat 3:3.
Skuadra e Juventus ka vendosur zemrën në fushë për të fituar ndaj Chievos por kjo nuk ka mjaftuar pasi veronezët realizojnë një tjetër surprizë.
Heroi i miqve ishte sulmuesi Sergio Pellisier që shënoi 3 herë në portën e Gigi Buffon duke i lënë Juventusit vetëm një pikë. Chiellini, Iaquinta dhe një autogol i Moreros ishin autorët e golave në favor të Juventus që ndalet sërish.
Nuk ka komente:
Posto një koment