| Data: 27/8/2011 | |||
| Siena | Fiorentina | 18:00 | |
| Cagliari | Milan | 20:45 | |
| Data: 28/8/2011 | |||
| Napoli | Genoa | 18:00 | |
| Atalanta | Cesena | 20:45 | |
| Bologna | Roma | 20:45 | |
| Inter | Lecce | 20:45 | |
| Lazio | Chievo | 20:45 | |
| Novara | Palermo | 20:45 | |
| Parma | Catania | 20:45 | |
| Udinese | Juventus | 20:45 |
e premte, 29 korrik 2011
Kampionati Italian 2011-2012
e martë, 5 tetor 2010
Inter 1 : 1 Juventus

Në kuadër të javës së gjashtë sonte u takuan në San Siro të Milanos Interi nikoqir dhe Juventusi i Torinos si mysafir.
Derbi i javës filloi kryesisht në mes të fushës ,ku pati herë pas here raste nga të dyja palët.
Ka mesi i pjesës së parë futbollistët e Juves bëhen më të rezikshëm duke sulmuar me protagonistin serb Krasiç.
Në minutën e 31 pas një krosimi të Krasiçit topi gjen Jakuintën i cili shënon mirëpo ishte në pozitë jashtë loje kështu që loja vazhdoi dhe në fund të ndeshjes në minutëne 46 rast për të shënuar pati Milito mirëpo ishte i pafat dhe rezultati mbeti 0-0.Me ketë edhe përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë loja pati një intensitet më të shpejtë nga ana e të dyja skuadrave të cilat sulmonin por nuk ishin konkret.Në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi veteran Del Piero në vend të Jakuintës i cili herë pas here gjuante portën e Cesarit.
Inter 0 : 0 Juventus
e martë, 28 shtator 2010
Juventus 4 : 2 Cagliari

Ishin bardhezinjtë ata që shënuan të parët me serbin në minutën e 13, avantazh ky që zgjati vetëm 7 minuta pasi Matri barazoi shifrat. Në të minutën e34-t Juventusi kalon sërish në avantazh dhe autor është Krasic.
2 gola të shpejtë në pjesën e dytë me Bonucci-n dhe Krasic dhanë idenë se ndeshja kishte përfunduar tashmë, por goli i Matrit, i dyti për Cagliari-n shërbeu vetëm për të mbajtur për më shumë se 10 minuta në tension Juventinët dhe asgjë më shumë. Pas kësaj fitoreje “Zonja e vjetër” ngjitet në kuotën e 7 pikë, 3 më pak se Interi kryesues me të cilin pas 7 ditësh do të përballet në “San Siro”.
Juventus - Cagliari 4-2
e shtunë, 23 janar 2010
Juventus 1 : 2 Roma

JUVENTUS : Buffon; Grygera (76' Candreva), Legrottaglie, Chiellini, Grosso, Sissoko, Marchisio, Salihamidzic, Diego, Amauri (90' Paolucci), Del Piero (83' Manninger).
ROMA : Julio Sergio,Cassetti, Burdisso, Juan, Riise, Taddei, De Rossi, Pizarro, Perrotta, Vucinic, Toni (8’ Totti).
Golat : min e 51 ' super gol i Alex Del Pieros 1 : 0 , min e 68 ' nga njëmbëdhjetmetërshi shënon Totti 1 :1 dhe Riise min e 90 ' shënon gol 1 : 2 .
e martë, 19 janar 2010
Chievo 1 : 0 Juventus
e enjte, 14 janar 2010
Juventus 3 : 0 Napoli

Coppa Italia - trofeo tim .
Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma, Zonja e Vjetër ka shënuar fitore me rezultat 3-0 përballë Napolit.Ndeshje e rëndësishme për Kupën e Italisë
Diego shënoi golin e parë për Juven (24’), ndërsa me dy golat e kapitin Alessandro Del Piero, Bianconerët konfirmuan fitoren.
Në çerekfinale, Juventusi do të përballet me rivalin e përjetshëm, Inter.
e martë, 12 janar 2010
Juventus 0 : 3 Milan
e premte, 8 janar 2010
Parma 1 : 2 Juventus

Bianconerët e kanë mposhtur Parmën me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar të martën në Stadio Tardini.
Që në minutat e para të ndeshjes (3’), boshnjaku Hasan Salihamidzic krijoi avantazh për mysafirët.
Ish-lojtari i Juventusit, Nicola Amoruso, barazoi rezultatin në minutën e 25-të, pas një krosimi të Damiano Zenonit.
Paolo Castellini, i cili shënoi autogol (39’), vendosi rezultatin përfindimtar 1 - 2 në favor të Juventusit.
e premte, 1 janar 2010
Juventus 1 : 2 Catania

Juventusi shkaktoi edhe humbjen e radhës para adhuruesve të vet. Ajo humbi para shikuesve me rezultat 1:2 nga skuadra e Catanisë, në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A të Italisë.
Autorë të golave të fitores për Cataninë ishin futbollistët Martinez (12’) e Izco (87’) dhe për Juventusin shënoi Salihamidzic (66’).
e martë, 15 dhjetor 2009
Bari 3 : 1 Juventus

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio San Nicola, përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 3-1.
Riccardo Meggiorini (7’) kaloi vendasit në epërsi, ndërsa David Trezeguet barazoi rezultatin (23’).
Vendasit krijuan sërish epërsi me një gol të shënuar nga penaltia, ndërsa ekzekutues ishte Barreto (44’).
Diego dështoi të shënonte nga njëmbëdhjetëmetërshi pas një penalltie të akorduar në favor të Bianconerëve (68’), ndërsa kjo iu hakmor, pasi që ish-lojtari i Juventusit, Sergio Almiron, shënoi golin e tretë për Barin për t’i dhënë fund dyshimit për fituesin.

