e hënë, 13 prill 2009

Genoa 3 : 2 Juventus
















Ndeshja e mbrëmjes e javës së 31-të në Serie A, e zhvilluar në Stadio Ferraris ndërmjet Genoas dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase, me rezultatin 3-2 në stadiumin "Ferraris".

Ish- lojtari i Juventusit, Raffaele Palladino, ka shënuar golin e fitores 3-2 në portën e ish-skuadrës së tij, për t’i shuar shpresat e Zonjës së Vjetër për një rihapje të mundshme të garës për titull.

Motta shënoi dy herë në portën e Juventus por po aq herë arritën bardhezinjtë të barazojnë me anë të Del Pieros me penallti dhe të Iaquinta. Më pas Palladino ndëshkoi ish skuadrën e tij duke i shkaktuar humbjen.

Nuk ka komente: