e premte, 3 prill 2009

Roma 1 : 4 Juventus



















Juventus nuk ka treguar asnje meshire ndaj Romes me shume mungesa duke i shkaterruar vendasit 4-1 ne “Olimpico”.

Rasti me i rendesishem i pjeses se pare ishte ai i minutes se 34-t, ku Iaquinta shenoi golin e pare per Juventusin dhe mbylli 45 minutat e para me avanztazhin e bardhezinjve.

Me rifillimin e lojes Roma barazon me Loria, nje rezultat qe zgjati vetem 7 minuta. Eshte serish Iaquinta qe shenon golin e dyte per Juven dhe te dytin te tijin personal.

Roma shperqendrohet dhe nuk arrin dot te kunderpergjigjet. Ne te 68-en eshte Mellberg qe shenon golin e trete per Juven, nderkohe qe pas 6 minutash i sapofuturi Pavel Nedved vulosi gjithcka ne 4-1.

Nuk ka komente: