
Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, nuk sheh asnjë favorit të qartë në përballjet italo-angleze në Ligën e Kampionëve, mirëpo ai beson se skuadrat nga Serie A mund t’i eliminojnë rivalët e tyre nga Liga Premier.
“Kur arrihet në këtë raund të Ligës së Kampionëve, nuk mund të flitet për favoritë”.
“Mirëpo mendoj se kualifikimi në raundin e radhës varet krejtësisht nga skuadrat tona”.
“Nëse skuadrat italiane do të jenë në gjendje të mirë psiko-fizike, atëherë do ta kenë mundësinë që të vazhdojnë më tutje”, ka thënë ish-trajneri i Juves për “RaiSport”.
Javën e ardhshme Interi, Juventusi dhe Roma, do të përballen kundër Manchester Unitedit, Chelseat dhe Arsenalit, respektivisht.

Nuk ka komente:
Posto një koment