
Lojtarët vendas e nisën furishëm takimin duke krijuar disa raste para portës së Gianluigi Buffon, mirëpo duke mos arritur t’i konkretizonin ato. Ndërkohë me kalimin minutave, Bianconerët filluan ta kontrollojnë lojën.
Të zgjedhurit e Ranierit shënuan nga një herë në secilën pjesë për të mbajtur diferencën prej nëntë pikësh me liderin e tabelës Inter.
Golin e parë për Juven e shënoi mesfushori shkatërrues Mohammed Sissoko, i cili pasi bëri gjithçka vetë, me forcë e përplasi topin në portën e Amelias (26’).
Në këtë takim u kthye me gol edhe sulmuesi francez, David Trezeguet, të cilit i ka munguar goli qe një kohë të gjatë, ndërsa shënoi falë një pasimi të ish-sulmuesit të Palermos, Amauri.
Nuk ka komente:
Posto një koment