
Pasi ka munguar në një numër të madh ndeshjesh në gjysmën e parë të sezonit, David Trezeguet, u kthye në formacionin e Juventusit, mirëpo sërish mungoi. Sido që të jetë, trajneri Caludio Ranieri do ta ketë sërish në dispozicion sulmuesin francez, i cili ka arritur të rikuperohet dhe ta përfundojë seancës e sotme stërvitore.
Sipas “Corriere dello Sport”, 31-vjeçari ka mundur ta çojë deri në fund seancën stërvitore të martën dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Palermos. Megjithatë ai mund të kursehet që të jetë i pushuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në Stamford Bridge.
Në dispozicion të Ranierit janë kthyer edhe Mohammed Sissoko, Giorgio Chiellini dhe Vincenzo Iaquinta, të cilët munguan kundër Sampdorias.
Nuk ka komente:
Posto një koment