e shtunë, 11 korrik 2009

Marko Markioni në Fiorentinë











Fiorentina dhe Marko Markioni e gjetën më në fund marrëveshjen: mesfushori, pas përvojës me Juventusin, ka nënshkruar me klubin vjollcë për tre vjet për 1.3 milionë euro në sezon, duke pranuar kështu kushtet e vëna nga klubi i Dela Vales.

Shumë shpejt pritet të vijë edhe zyrtarizimi i kalimit të Felipe Melos te bardhezinjtë, të cilët do të japin, sipas klauzolës për prishjen e kontratës nga Fiorentina, 21 milionë euro, ndërsa Markioni është vlerësuar 4 milionë. “Firence ka qenë gjithnjë zgjedhja ime e parë”, ka deklaruar Markioni që do të rigjejë trajnerin Prandeli pas aventurës që përjetuan së bashku te Parma.

Siç parashikohej, ishte pra Juventusi që ndërhyri për të gjetur një zgjidhje për marrëveshjen mes tashmë ish-lojtarit të vet dhe Fiorentinës. Ishte shumë i lartë rreziku për ta parë çështjen “Melo” të dështnonte vetëm për 200 mijë euro më shumë rrogë që kërkonte Markioni nga vjollcët.

Nuk ka komente: