Lamtumirën nga futbolli e dha legjenda e Juventusit, Pavel Nedved. Mesfushori çek 36 vjeç kaloi tetë sezonet e fundit në Juventus, ku ishte transferuar si zëvendësim për Zinedine Zidane. Para ardhjes në Juventus, ai u shpall kampion me Slavia Pragë dhe Lazio ndërsa me Bianconerët fitoi katër Scudetto , dy superkupa të Italisë. Nedved fitoi çmimin prestigjioz Topi i Artë më 2003.
“Mendoj se mjafton me kaq. Që nga sot nuk do të vrapoj më, duhet të qëndroj afër familjes sime. Është një ditë e vështirë, por edhe e mirë, sepse kam ndjerë dashurinë e madhe nga të gjithë, bashkëlojtarët dhe tifozët, të cilët duhet t’i falënderoj, sepse gjithmonë më kanë qëndruar afër. Mund të pensionohem i qetë, duke e ditur se kemi arritur sukses të madh”, deklaroi Nedved pas fitores 2-0, ndaj Lazios në Stadio Olimpico të Torinos.
Pa dyshim se futbolli italian, por edhe i gjithë ai botëror do të ndjejë mungesën e këtyre ikonave të sportit, mirëpo për të rinjtë do të jetë sfidë e jashtëzakonshme që të ndjekin hapat e tyre.
Nuk ka komente:
Posto një koment