e premte, 6 shkurt 2009

Trezeguet : Interi e din se kemi fituar në fushë














Njëra nga trofetë të cilat iu morën Juventusit si pasojë e skandalit Calciopoli, iu dorëzua Interit, ndërkohë sulmuesi francez ende mban hidhërim me Nerazzurët të cilët jondershmërisht pranuan trofeun, i cili nuk u takonte.

“Të gjithë lojtarët e Interit e dinë se ne i fituam këto Scudetto në fushë. Nëse arrijmë të dëshmojmë të vërtetën, atëherë ata që vendosën kundër nesh duhet të na kthejnë të dy trofetë”, ka thënë Trezeguet për “Tuttosport”.

Javët e fundit, bardhezinjtë kanë dështuar duke humbur pikë kundrejt rivalëve nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan, megjithatë Trezegol konsideron se Juve është ende në garë për titull dhe po ashtu është konkurrent i fuqishëm në Ligën e Kampionëve.

“Juventus vazhdon të jetë në garë për Scudetto. Lojtarët të cilët po kthehen nga lëndimet do të jenë ndihmë shtesë për të luftuar kundrejt Interit dhe Milanit. Ëndrra e madhe është Liga e Kampionëve. Shpresoj të jemi në top-formë kur të përballemi me Chelsean”, është shprehur francezi.

Nuk ka komente: