
Geatano DAgostino
Tre muajt e fundit janë përmendur tre emra, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e Alessio Seccos dhe zyrtarëve tjerë të Zonjës së Vjetër, këto janë: Marek Hamsik (Napoli), Riccardo Montolivo (Fiorentina) dhe Gaetano D'Agostino (Udinese).
Bardhezinjtë e kanë më të lehtë transferimin e Gaetano D'Agostinos, i cili së fundmi ka tërhequr edhe interesimin e Romës dhe Interit. Ndërkohë që Hamsik konsiderohet hero te Napoli, dhe është vështirë për t’u larguar nga San Paolo.
Derisa Viola do të bëjë gjithçka për të penguar kalimin e Montolivos te Juventusi.
Nuk ka komente:
Posto një koment