e enjte, 22 janar 2009

Ranieri: Juventusi dëshiron Diegon dhe Ligën e Kampionëve









“Diego është një lojtar i fortë, ai është i jashtëzakonshëm dhe ne jemi duke e përcjellë, sepse duhet ta vlerësojmë atë në të gjitha mënyrat. Mua më pëlqen Diego, mirëpo duhet të shohim se a mund të përshtatet në makinerinë tonë”, ka thënë trajneri bardhezi.

Përveç zëvendësuesit të Pavel Nedvedit, një tjetër objektiv më i madh i Ranierit është Liga e Kampionëve.

“Do të mundohemi. Duhet të kemi vullnet dhe ta ëndërrojmë finalen. Shpresoj që kur të luajmë kundër Chelseat të jemi në formë të mirë”.

“Liga e Kampionëve kohë pas kohe nxit shumë momente emocionuese dhe krijon stres, prandaj shpresoj që lojtarët e mi të jenë të gatshëm të përballen me të gjitha shqetësimet”, ka përfunduar ish-trajneri i Chelseat.

Nuk ka komente: