e premte, 23 janar 2009

Po kthehet Gigi Buffon kundër Fiorentinës













Nëse fiton derbin e të shtunës kundër Fiorentinës, Zonja e Vjetër do të ngjitet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Inter, i cili do ta zhvillojë ndeshjen e javës së njëzet të dielën kundër Sampdorias në mungesë të njeriut kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili është i suspenduar.

“Buffon është shëruar dhe është i gatshëm për lojë. Por jo edhe Manninger, i cili ka probleme me gjurin”, ka thënë Ranieri.

Mbrojtësi kryesor Giorgio Chiellini është i dyshimtë, pavarësisht se është rikuperuar, ndërsa Tiago dhe Camoranesi do të mungojnë, ndërsa Trezeguet ende është në fazën rikuperuese.

Nuk ka komente: