e shtunë, 5 dhjetor 2009

Juventus 2 : 1 Inter















Supersfida evropiane këtë fundjavë zuri vend në Stadiumin Olimpik të Torinos,
ku janë ndeshur skuadra më e trofeshme në Itali - Juventusi, dhe skuadra e Interit.

Përballja ndërmjet dy rivalëve të përjetshëm në Serie A përfundoi me fitoren e Zonjës së Vjetër me rezultat prej 2-1.

Pjesa e parë

Fraksioni i parë i ndeshjes filloi vrullshëm, sidomos nga skuadra vendase , e cila ishte më dominuese duke kërkuar golin e avantazhit .

Bianconerët ia arritën qëllimit të tyre në minutën e 21-të, kur pas një krosimi të Diegos nga gjuajtja e lirë, më së miri u gjet Braziliani tjetër, Felipe Melo , i cili e mposhti me kokë portierin Julio Cesar.

Mirëpo nuk kaloi shumë kohë, dhe Interi barazon rezultatin. Ishte sulmuesi Kamerunas Samuel Eto’o, lojtari i cili barazoi shifrat (27’) , pas krosimit të Dejan Stankovic.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, pasi që deri në fund të 45 minutëshit të parë nuk u shënua gol tjetër .

Pjesa e dytë

Sikurse në pjesën e parë ashtu edhe në fillimin e gjysmës së dytë, Zonja e Vjetur u tregua skuadër më kërkuese ndaj golit, me ç’rast vendasit u treguan sërish efikas.

Pas një goditje të Momo Sissokos drejt portës kundërshtare, portieri Cesar mbrojti tentativën e mesfushorit juventin, mirëpo topi u kthye te Claudio Marchisio, i cili pas një superderpërtimi shënoi golin e dytë për bardhezinjtë (58’), i cili rezultoi të ishte goli i fitores.

Kah fundi i ndeshjes (87’), pas një zënke ndërmjet lojtarëve, Felipe Melo u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë në minutat e mbetura mysafirët nuk ndryshuan asgjë.

Nuk ka komente: