
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio San Nicola, përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 3-1.
Riccardo Meggiorini (7’) kaloi vendasit në epërsi, ndërsa David Trezeguet barazoi rezultatin (23’).
Vendasit krijuan sërish epërsi me një gol të shënuar nga penaltia, ndërsa ekzekutues ishte Barreto (44’).
Diego dështoi të shënonte nga njëmbëdhjetëmetërshi pas një penalltie të akorduar në favor të Bianconerëve (68’), ndërsa kjo iu hakmor, pasi që ish-lojtari i Juventusit, Sergio Almiron, shënoi golin e tretë për Barin për t’i dhënë fund dyshimit për fituesin.
Nuk ka komente:
Posto një koment