
Zonja e Vjetër është pozicionuar në vendin e dytë në tabelë pasi që mposhti skuadrën që mbante këtë pozitë me rezultat prej 5-1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Carvalho Amauri (26’), i cili u gjet më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit pas një goditje nga këndi. Amauri ishte pjesëmarrës edhe në golin e dytë të bardhezinjve pasi asistoi te Giorgio Chiellini, i cili dyfishoi rezultatin dhe me këtë epërsi dërgoi skuadrat në pushim (42’).
Pesë minuta brenda pjesës së dytë, Mauro Camoranesi shënoi edhe golin e tretë për vendasit pas një superpasimi të Sebastian Giovincos. Me golin e dytë personal në këtë ndeshje (62’) pas një krosimi të Camoranesit, Amauri vendosi rezultatin prej 4-0. Golin e nderit për Sampdorian e shënoi Giampaolo Pazzini (64’), pas një pakujdesie të lojtarëve bardhezi.
Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes David Trezegol, i cili shënoi dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.
Nuk ka komente:
Posto një koment