
Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 1 : 0 kundër Udineses në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në tadio Olimpico të Torinos.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Fabio Grosso (51’), i cili mposhti portierin Andanovic pas një krosimi të Martin Caceres.
Me këtë fitore, Zonja e Vjetër ruan pozitë e dytë, me pesë pikë më pak se Interi dhe dy më shumë se Milani.
Lajm i mirë për tifozët bardhezi ishte rikthimi në fushë i ikonës Alessandro Del Piero, i cili pritet të jetë i gatshëm në javët në vijim.
Nuk ka komente:
Posto një koment