e mërkurë, 9 shtator 2009

Roma 1 : 3 Juventus
















Juve e filloi ndeshjen me dyshen sulmuese Amauri dhe Iaquinta të mbështetur nga Diego, ndërsa Roma e filloi takimin me vetëm një sulmues, pikërisht kapitenin Francesco Totti.


Goli i parë në ndeshje erdhi pas një gabimi të Casettit, të cilin e shfrytëzoi transferi i sivjetmë i Zonjës së Vjetër, Diego, i cili kaloi Juventusin në epërsi (25’).

Dhjetë minuta më pas (35’), Giallorossët ekzekutuan shpejtë një gjuajtje të lirë, ndërsa nga një distancë afro 27 metërshe, Daniele De Rossi e zuri në befasi portierin Buffon për ta barazuar rezultatin.

Ishte sërish lojtari i ndeshjes, braziliani Diego, që shënoi edhe golin e dytë për Juventusin (68’), pas një asisti të bukur nga Iaquinta.

Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi mesfushori tjetër i ardhur këtë sezon te bardhezinjtë, Felipe Melo, në minutat shtesë të përballjes.

Nuk ka komente: