e hënë, 21 shtator 2009

Juventus 2 : 0 Livorno










Takimi i zhvilluar të shtunën në Olimpico të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Livornos, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-0. 

Zonja e Vjetër ka shënuar fitore përballë Livornës për të vazhduar qëndrimin në pozitën e parë në tabelë edhe pas javës së katërt në Seria A.

Dy gola të shënuar në pjesën e parë, nga Vincenzo Iaquinta (8’) dhe Claudio Marchisio (30’), mjaftuan që bardhezinjtë ta fitojnë ndeshjen. 

Nuk ka komente: