e shtunë, 24 janar 2009

Juventus 1 : 0 Fiorentina









Zonja e Vjetër zhvilloi një pjesë të parë shumë më të mirë se kundërshtari, megjithatë në raste të caktuara ka mundur të dënohet nga kundërsulmet e Violas.

Rastet e bardhezinjve u konkretizuan në minutën e 21-të, kur pas një superpasimi të kapitenit Alex Del Pieros, Claudio Marchisio e mposhti portierin Sebastian Frey.

Deri në fund të pjesës së parë u shpërdoruan disa raste nga të dyja anët, ndërsa vendasit ishin më dominues.

Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, mirëpo u zhvillua një ndeshje shumë e bukur me shumë raste.

Fiorentina pati disa raste për ta barazuar rezultatin, mirëpo lojtarët me fanellat vjollcë nuk arritën ta kalonin portierin më të mirë në botë, Gigi Buffon, i cili i përkujtoi të gjithë se është kthyer në portën e Juves.

Nga ana tjetër, edhe te Bianconerët nuk munguan rastet, por edhe ata nuk u treguan të vendosur para portës së Sebastian Frey.

Me këtë fitore, Juventus barazohet me pikë me Interin, ndërsa për shkak të golaverazhit më të mirë kalon në pozitën e parë në tabelë.

Nuk ka komente: