
Në kuadër të javës së gjashtë sonte u takuan në San Siro të Milanos Interi nikoqir dhe Juventusi i Torinos si mysafir.
Derbi i javës filloi kryesisht në mes të fushës ,ku pati herë pas here raste nga të dyja palët.
Ka mesi i pjesës së parë futbollistët e Juves bëhen më të rezikshëm duke sulmuar me protagonistin serb Krasiç.
Në minutën e 31 pas një krosimi të Krasiçit topi gjen Jakuintën i cili shënon mirëpo ishte në pozitë jashtë loje kështu që loja vazhdoi dhe në fund të ndeshjes në minutëne 46 rast për të shënuar pati Milito mirëpo ishte i pafat dhe rezultati mbeti 0-0.Me ketë edhe përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë loja pati një intensitet më të shpejtë nga ana e të dyja skuadrave të cilat sulmonin por nuk ishin konkret.Në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi veteran Del Piero në vend të Jakuintës i cili herë pas here gjuante portën e Cesarit.
Inter 0 : 0 Juventus
Nuk ka komente:
Posto një koment